U marrin shtëpitë nuk u hapin derën

Banorët e Laprakës, Paskuqanit dhe Kodrës së Priftit kanë protestuar sot para ministrisë së Infrastrukturës për të marrë informacion për shpronësimin e atyre banesave që nuk kanë çertefikatë pronësie.

Prej muajsh ata po kërkojnë një zgjidhje nga institucionet ku shprehen se nuk janë kundër projekteve zhvillimore, por kërkojnë shpronësim të drejtë.

Një nga ata është edhe Nik Sokoli nga Thethi i Shkodrës me origjine, por prej 30 vitesh jeton në zonën e Laprakës.

"Dal në protestë për hallet e shtëpisë time, sepse nuk kemi me se ta blejmë shtëpinë tjetër"
 
Kronika u përgatit nga gazetarja e Ora News Sonila Musai.