Zjarr në një lokal në Borsh

Zjarr në një lokal në Borsh
Momentet kur ra zjarri në lokal

Një lokal në fshatin Borsh të Vlorës është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.

Lokali mësohet se është në pronësi të shtetasit M. V.

Nga zjarri ka vetëm dëme materiale dhe paraprakisht dyshohet se ka rënë për shkaqe aksidentale.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.