“Kjo është koha” live me Mekën, Raci: Këtu ka një dashuri të madhe, pavarësisht gjuhës e kulturës
Emisioni “Kjo është koha” solli atmosferën në një lidhje direkte me xhaminë e Mekës, ku ishte i pranishëm edhe stomatologu Bardhyl Raci.
Ai tha se për pak pritet që të çelet Iftari dhe se shumë persona japin ushqim në mënyrë vullnetare, duke shtuar se vendi është i mbushur me dashuri, pavarësisht dallimit gjuhësor.
Raci: Njerëzit mendojnë se Meka është një gur i zi që njerëzit shkojnë i falet, ose një vend që e ka bërë Muhamedi interesat për tu vizituar. Por Meka është më shumë sesa kaq. Atmosfera këtu është shumë mahnitëse. Çdo besimtar duhet të vijë këtu dhe t’i përgjigjet kësaj thirrjeje. Atmosfera fillon me rroba të bardha pa xhepa që na kujtojnë kthimin te Zoti.
Shumica e këtyre thonë që i janë përgjigjur zotit të pa shoq. Kanë mbetur edhe pak minuta kohë për të filluar iftarin me hurma, ku shumica e njerëzve që japin ushqim janë vullnetar. Këtu ka një dashuri të madhe, pavarësisht se ka gjuhë dhe kultura të ndryshme. Do të lutem edhe për popullin tim të dashur dhe të gjithëve ua shtoftë dashurinë për veten dhe për Zotin.