Bujar Nishani në spital, Pacolli i ofron ndihmë: Jam në dispozicion të plotë të familjes së tij
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, i ka uruar shërim të shpejt ish-presidentit Bujar Nishani, i cili është shtruar në spital, si pasojë e komplikimeve shëndetësore.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Pacolli ka thënë se është në dispozicion të plotë të familjes Nishani.
“Nga zemra lutem dhe i uroj mikut tim dhe Ish-presidentit shqiptar Bujar Nishani shërim të shpejtë dhe kthim sa më të shpejtë në familjen e tij. Unë jam në dispozicion të plotë të familjes Nishani në këto momente”, ka shkruar Pacolli.
Nishani për shkak të gjendjes së tij të rënduar dhe nevojës për trajtim më të specializuar mjekësore është transferuar në një spital jashtë vendit gjatë mëngjesit ë sotëm.
Deri më tani nuk dihet se në cilin vend dhe cilin spital është dërguar ish-presidenti.
Ish-Presidenti i vendit, Bujar Nishani më herët ishte shtruar në spitalin "Shefqet Ndroqi."
Ai po trajtohej për pneumoni bilaterale post Covid dhe kishte nevojë për oksigjeno-terapi.
