"Do t'i investoj në Call-Center", përfitoi 135 mijë euro duke mashturuar një vajzë, arrestohet kosovari në Tiranë

Një 30-vjeçar nga Kosova u arrestua në Tiranë me akuzën se ka përvetësuar përmes mashtrimit një shumë prej 135 mijë eurosh.  Qerim Krasniqi i cili u prangos në operacionin e koduar "Mysafiri" kishte marrë paratë borxh me premtimin se do t'i kthente pasi të hapte një biznes Call Centeri. Por i dëmtuari ka denoncuar në polici faktin se shqiptari nga Kosova nuk ia ka kthyer borxhin duke e mashtruar.

Një 30 vjeçar me origjinë nga Kosova është arrestuar nga policia e Tiranës pasi nëpërmjet mashtrimit ka përvetësuar një shumë prej 135,000 eurosh nga një qytetar.

Sipas burimeve 30 vjeëari Qerim Krasniqi i kërkonte hua personave të ndryshëm, më qëllimin qe të hapte një Call Center. Sipas policisë, i dyshuari pretendonte se paratë do t'i përdortë në blerjen e materialeve të ndryshme dhe kishte premtuar se sapo të haptë biznesin do të shlyente borxhet.

Denoncimet që kanë mbërritur në drejtorinë e policisë dhe hetimet e ndjekura zbuluan se edhe skemën e përdorur nga 30-vjeçari. Ai rezulton banues ne Kamenicë ndërkohë që pas hetimeve ndaj tij është ngritur akuza e mashtrimit.

Aktiviteti i kompanive Call Center është kthyer në një shqetësim për policinë pasi prej fillimit të vitit të paktën 11 subjekte të tilla kanë rezultuar të përfshira në përvetësimin e parregullt të fondeve nga qytetarë të ndryshëm. 

Operacioni i fundit u zhvillua rreth 1 muaj më parë në zonën e 21 dhjetorit.

Policia ka u arrestuar rreth 15 persona ndërkohë që janë shpallur në kërkim edhe 23 të tjerë, të cilët dyshohet se kanë mashtruar rreth 2 mijë shtetas gjermanë.

Punonjësit e këtyre operatorëve telefonin qytetarë të ndryshëm të cilëve u kërkonin të investonin shuma nga 1 deri në 10 mijë euro me premtimin se do të përfitonin pas një periudhe disa fishimin e parave.

Por pasi qytetarët bënin pagesën, personat në fjalë zhdukeshin duke mos kthyer as shumat që kishin marrë nga të dëmtuarit të cilëve nuk u ka mbetur të bëjnë gjë tjetër veçse të denoncojnë në polici.