Broja e nis nga stoli dhe thellon krizën personale. Chelsea fikson vendin e tretë (VIDEO)
Jorginho gabon një tjetër 11-metërsh, këtë herë në dëm të Chelseat por vetëm pak sekonda më vonë Pulisic e korrigjon. Është kjo tabloja 3-minutëshe që përmbledh pothuajse të gjithë derbin e Londrës mes Chelseat dhe West Ham të mbyllur 1-0 në favor të skuadrës së Tomas Tuchel.
Kampionët e Europës në fuqi edhe për pak javë, arritën të rikthehen te fitorja pas “shuplakës” së marrë një javë më parë nga Arsenali duke konsoliduar pozitat në vendin e tretë të kalsifikimit.
Në sfidën tjetër, atë të Southampton në transfertën e Brighton, 90 minutëshi rezultoi thjesht spektakolar. Armando Broja që prej 10 ndeshjesh nuk arrin të gjejë rrugën e rrjetës, e nisi takimin nga stoli dhe hyri në fushë vetëm 10 minutat e fundit kur sfida ishte fiksuar në shifrat 2-2.
Sulmuesi shqiptar nuk arriti të ndryshonte asgjë në rrjedhën e takimit ku të dyja skuadrat u kënaqën me nga 1 pikë. Takimi i tretë i pasdites Burnley-Wolves u mbyll në shifrat 1-0.