(VIDEO) Shikoni momentin kur Whyte sulmon Fury

Fury kundër Whyte, 2 ish-shokë sot në “Wembley” përballë 94 mijë spektatorëve (rekord europian). Dueli i vitit në një përballje të gjithën britanike për gjerdanin më të lakmuar të sportit të boksit, atë të federatës WBC.

Duke nisur që prej orës 18:00 sot në Londër do të ndizet arena e boksit botëror por një “antipastë” nga kjo sfidë e dha peshimi i dy boksierëve të cilët nuk i kursyen batutat dhe kërcënimet ndaj njëri-tjetrit. Ne videon më poshtë mund të ndiqni momentin kur Whyte sulmon verbalisht babain e Fury. Një duel për nerva dhe zemra të forta.