Longo: Kemi luajtur në parking, sot "Kukësi Arena" është një mrekulli
"Kukësi Arena" nis zyrtarisht rrugëtimin pas rikonstruksionit të plotë të stadiumit që zgjati rreth 3 vjet. Ndeshja kundër Laçit do të shënojë nisjen e një cikli të ri që synon gjithashtu rilindjen e skuadrës dhe akademisë së Kukësit.
Trajneri Diego Longo dhe skuadra vizituan gjithe ambjentet e stadiumit të ri 8-mijë vendësh që ka kushtuar rreth 10 mln. Euro ndërsa tekniku italian foli për këtë investim dhe ndeshjen jetike me kurbinasit nga salla e konferencave të shtypit.
"Jam i lumtur që jam sot këtu. Kemi luajtur në Kamëz që ngjason më shumë me një parking ndërsa Kukësi Arena është madhështor. Nuk kemi presion që luajmë para tifozëve tanë. Ndeshja me Laçin ështe shumë e rendësishme ndërsa gjendja e ekipit është shumë e mirë. Vija jonë e kuqe është zona europiane dhe atë e ka vendosur ekipi dhe jo presidenti i nderit Gjici".
Në konferencën e shtypit foli edhe drejtori sportiv, Pero Pejiç që titullin e parë dhe të vetëm e fitoi në stadiumin e vjetër.
”Jam i lumtur që ekipi do të luajë këtu. Ky është jje investim i madh jo vetë për Shqipërinë. Në Kroaci nuk ndërtohen stadiume prej 20 vitesh, ndërsa në Shqipëri janë ndërtuar 4 të tillë"
