Interi dominon Romën dhe shikon drejt kreut (Video)

Inter rikthehet përkohësisht në krye pas një ndeshjeje model të luajtur në “San Siro” kundër Romës. Dumfries, Brozovic dhe Lautaro Martinez ndëshkuan skuadrën kryeqytetase duke e bërë më të lehtë misionin për ekipin e Inzaghit që dominoi gjatë gjithë ndeshjes kryeqytetasit të cilët ngushtuan në fund me Mkhitaryan.

Fitore shumë e rëndësishme në kuadër të betejës që Interi po zhvillon me Milanin në distancë ku zikaltërit tashmë janë ngjitur në vendin e parë, në pritje që përballjes që kuqezinjtë do të luajnë të dielën në Romë kundër Lazios.