Man. United dhe Tottenham në garë për Christian Eriksen

Trajneri i ri i Manchester United, Erik ten Hag ka nisur të mendojë për skuadrën e sezonit të ardhshem. Në listën e tij është një njohje e vjetër, Christian Eriksen. Holandezi kërkon të bindë danezin e rikthyer në fushën e lojës pas problemeve në zemër gjatë Euro 2020.

Trajneri aktual i Ajax ku Eriksen u stërvit disa javë me skuadrën e të rinjve pas operacionit në zemër, ua ka bërë të qartë drejtuesve aktualë se e dëshiron me çdo kusht ish-lojtarin e Tottenham dhe Interit. “Daily Mail” zbulon se shërbimet e danezit i kërkon edhe Antonio Conte, aktualisht trahjner i Tottenham por njeriu me të cilin Eriksen i dhuroi titullin Interit.