Xhaka fiton duelin me Manchesterin dhe Cristiano Ronaldon (Shikoni golat)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Prill 2022, 15:28

Ka doza shqiptarësh fitorja shumë e rëndësishme e Arsenalit në ndeshjen e së shtunës kundër Manchester United, tashmë në një krizë të thellë rezultatesh dhe me një këmbë jashtë objektivit Champions League.
Taulant Xhaka hipotekoi fitoren e “Topçinjve” 3-1 në Londër ku në minutën e shtatë, tifozët duartrokitën në respekt të Cristiano Ronaldos që pak ditë më parë humbi djalin gjatë lindjes.

Portugezi shënoi golin e vetëm të të kuqve që nuk arritën të barazonin me Bruno Fernandes në pjesën e dytë nga pika e bardhë e 11-metërshit. Më pas, Xhaka që fitoi pothuajse të gjitha duelet në mesfushë, shënoi të tretin për Arsenalin që ngjitet përkohësisht në vendin e katërt pas suksesit të dytë rresht.
