“Këpuca e Artë” tremb Bayernin, jep sinjale lamtumire

Robert Lewandowski jep sinjale të qarta se këto janë ditë reflektimi për të ardhmen e tij. Sulmuesi i Bayern Munich forcon zërat për një lamtumirë të mundshme nga Gjermania për të hapur një cikël të ri edhe pse tashmë në moshën 34-vjeçare.

Gjatë javëve të fundit emri i tij është lidhur me Barcelonën dhe i pyetur nga “Sky Deuchland”, polaku thekson:

“Për të arritur një marrëveshje duhet të jenë dakort të dyja palët dhe për mua nuk është aspak një situatë e lehtë. Besoj se shumë shpejt do të ndodhë diçka konkrete sepse do të ulemi dhe te flasim ballë për ballë. Nuk më kanë thënë asgjë rreth kontratës dhe të ardhmes time”.