Rey Manaj shënon golin e pestë në Serie A (video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Prill 2022, 17:15
E fiton dhe e ekzekuton po vetë 11-metërshin në fund të ndeshjes por është një gol pa vlerë për Spezian që nuk arrin të evitojë humbjen. Rey Manaj shënoi rrjetën e vetme për skuadrën e tij në transfertën e Torinos ku skuadra e Berishës që nuk u zgjodh titullar në këtë duel, fitoi 2-1.
Ky është goli i pestë me fanellën e skuadrës italiane për Rey Manajn që u transferua në Serie A gjatë merkatos së dimrit. Në ndeshjen tjetër të drekës, Gjimshiti zbriti në fushë që nga minuta e parë për Atalantën që theu Venezian në transfertë 3-1.
