Armand Duka uron kuksianët për stadiumin e ri

Armand Duka uron kuksianët për stadiumin e ri

Pak orë nga inagurimi i “Kukësi Arena”, presidenti i FSHF-së, Armand Duka jep një mesazh të cilin e ka publikuar në rrjetet e tij sociale duke e vënë theksin në punën që po bëhet bashkë me pushtetin qëndror për përmirësimin e infrastrukturës sportive. Mesazhi i plotë vijon si më poshtë:

“Stadiumi i ri i Kukësit hap dyert sot!

Të dashur miq,

Mbrëmjen e sotme përmbyllim një tjetër investim strategjik për futbollin shqiptar. Kukës Arena, një investim i Federatës së Futbollit në bashkëpunim me Qeverinë shqiptare inagurohet sot në mbrëmje me ndeshjen e Abissnet Superiore, Kukësi-Laçi.

Ndihem shumë i lumtur teksa shikoj që vit pas viti në realitetin tonë futbollistik po shtojmë vepra të tilla që na afrojmë giithmonë e më shumë te standartet e larta që kemi vendosur.

Ta gëzoj futbolli shqiptar dhe qyteti i Kukësit me tifozët e tij të mrekullueshëm”.

Armand Duka uron kuksianët për stadiumin e ri