Kupa e Mbretit mbetet në Sevilla, Real Betis fiton “lotarinë” e 11-metërshave (Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Prill 2022, 08:19
Real Betis fitoi Kupën e Spanjës në finalen kundër Valencias pas 120 minitave lojë të mbyllura 1-1 dhe 11-metërshit të gabuar për valencianët nga i riu amerian Yunus Musah.
Në finalen e zhvilluar në “La Cartuja” të Sevillas, djemtë e Manuel Pellegrinit e zhbllokuan ndeshjen që në minutën e 11 me Iglesias ndërsa Valencia replikoi me Duro. Me pas takimi shkoi në shtesa dhe në lotarine e 11-metërshave ku u gabua vetëm një finalizim, ai i lojtarit të Valencias. Kjo është kupa e katërt për Real Betis që nuk e fitonte një të tillë që prej vitit 2005.
