Tyson Fury konfirmohet “gjigandi i bardhë” i pamposhtur, rrëzon Whyte në raundin e 6 (Foto)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Prill 2022, 23:52
Tyson Fury i pashterrshëm. Në moshën 34-vjeçare, boksieri me nofkën “Gipsy King” ruan gjerdanin WBC dhe këtë e bën me një k.o të pastër në derbin britanik me rivalin Whyte përballë 94 mijë të pranishmëve në “Wembley”.

Festë në raundin e gjashtë për gjigandin e bardhë që hedh kandidaturën për të njëhsuar të gjithë gjerdanët e peshave super të rënda në një duel të mundshëm me Joshua ose Oysk.



