Safet Gjici zbulon surprizën në inaugurimin e "Kukës Arena": Merkato e janarit dështim


Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici ishte i ftuar në “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora News”, ku foli për inagurimin e stadiumit të ri.

Presidenti i nderit të Kukësit është shprehur se në impiantin e ri që do të hap dyert kundër Laçit në derbin e veriut, do të marrë pjesë kryeministri Edi Rama si dhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka. 

“Ky investim është gjigand për Kukësin. Falë FSHF-së dhe qeverisë, është bërë i mundur ky stadium që ne si kuksianë jemi shumë të mirënjohës. Do të vijnë shumë tifozë kuksianë nga Londra, kam informacione, përveç atyre që jetojnë në Kukës. Do të vijnë për këtë arritje të madhe të vendlindjes së tyre. Do të jetë i pranishëmEdi Rama, Armand Duka, presidenti i Federatës së Kosovës, i Maqedonisë së Veriut”, tha Gjici. 

I pyetur për ecurinë e skuadrës dhe lëvizjet në janar,Gjici u shpreh:

“Skuadra ka zhgënjyer në ndeshjet e fundit, por Europa është obligim. Sa i përket merkatos së janarit ka qenë e dështuar, afrimet e reja jo vetëm që nuk rregulluan punë, por prishën punë”,tha Gjici.