Legalizimi i kanabisit mund të shtojë prodhimin, Çuçi urdhëron drejtorët e policive: Forconi kontrollet!

Në kulmin e diskutimeve për legalizimin e kanabisit në vend, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi u kërkoi drejtorëve të policisë dhe shefave të komisariateve shtimin e kontrolleve në terren për të parandaluar çdo keqpërdorim të situatës

Duke iu referuar nismës së kryeministrit pas konsultimit kombëtar, çuçi përsëriti se nuk do të ketë tolerancë për kultivimin e paligjshëm të kanabisit

Bledi Çuçi: "Do të shtojmë kontrollet që të mos abuzojë askush qoftë i keqkuptuar qoftë duke përdorur një mundësi për të rritur kultivimin. Tolerancë zero ndaj kultivimit të kanabisit të paligjshëm nuk ka të bëjë fare me kanibisin industrial”

Ministri i Brendshëm pranoi se ka pasur një vonesë në rritjen e pagave në masën 15% 0 për policët që punojnë jashtë zonës vendbanimit, por premtoi se nga muaji që vjen, situate do të marrë zgjidhje

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

“Po  mbyllen procedurat me akte nënligjore. Kemi pasur një ngadalësim të këtij procesi me krizën që ndodhi por shumë shpejt, në mos gaboj në muajin tjetër, të gjitha ato që kemi parashikuar në buxhetin e shtetit do të realizohen” tha ministri i Brendshëm Bledi Çuçi sot në një prononcim për median pas takimin me drejtorët e policive dhe shefat e komisariateve.

Nga ana tjetër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gledis Nano theksoi se strukturat e rendit janë gjithnjë në ndryshim me qëllim arritjen e rezultateve më të larta në luftën ndaj krimit

Takimi me drejtuesit e policisë u zhvillua në një kohë kur në zonën e Krujës ka nisur një aksion masiv kontrollesh për baza të dyshuara të kultivimit të kanabisit.

Gjatë tri ditëve të fundit policia lokale dhe FNSH kanë kryer mbi 300 kontrolle përfshirë edhe përdorimin e dronëve. Në Thumanë janë zbuluar rreth 400 kubikë me fara kanabisi por autorët e këtij episodi nuk janë identifikuar.