Dhjetë grupe FNSH mësyjnë Krujën, Kontrollojnë çdo pëllëmbë tokë e shtëpi. Zbulojnë serën gati të lulëzonte kanabisi

Policia e Krujës dhe 10 grupe të FNSH Tiranë mësynë Krujën në një kontroll masiv të të gjithë territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Prej 72 orësh ka nisur kontrolli masiv i territorit të rrethit Krujë, informon policia duke shtuar se po përdoren dronë, kamera dhe mjete të tjera.

Gjatë 3 ditëve të fundit janë kontrolluar 250 sera, 56 shtëpi të braktisura, tunele, territor i pyllëzuar, sipërfaqe publike dhe shtetërore.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Kontrolle të imtësishme janë ushtuar në ambiente të ndryshme, për të cilat ka patur informacione se mund të përdoreshin për kultivimin e bimëve narkotike nëpërmjet llambave.

Gjatë kontrolleve në fshatin Fushë Thumanë, Njësia Administrative Thumanë, në territor publik janë gjetur në një serë, 400 kubikë të kultivuar me fidanë cannabis sativa, të cilët u asgjësuan gjatë operacionit, ndërsa një pjesë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të këtij rasti.

Kontrollet masive kanë nisur prej disa javësh , dhe do të shtrihet në të gjithë zonat me risk dhe jo vetëm, Në këto operacione janë përfshirë edhe forcat operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Dhjetë grupe FNSH mësyjnë Krujën, Kontrollojnë

Dhjetë grupe FNSH mësyjnë Krujën, Kontrollojnë

Dhjetë grupe FNSH mësyjnë Krujën, Kontrollojnë