Sinisa Mihajlovic i buzëqeshur në betejën me sëmundjen e rëndë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Prill 2022, 09:42
I buzëqeshur, në krah të bashkëshortes Arianna që publikon në Instagram një selfie. Ky është imazhi i parë i Sinisa Mihajlovic nga spitali në Bologna ku është rikthyer dy vite pas ditës kur zbuloi se ishte im sëmurë me leuçemi.
Një fotografi që flet shumë, moment delikat për ish lojtarin e Lazios e Interit, sot trajner i Bolognas në Serie A. Sëmundjen e zbuloi në vitin 2019 dhe u mendua se e kaloi me sukses pas transplantit të palcës në shtyllën kurrizore.
“Duhet të jemi të fortë pa e humbur butësinë. Je një luan me zemër të brishtë”, shkruan bashkëshortja e ish-mbrojtësit që publikoi foton në versionin bardhezi.
View this post on Instagram
