"Flamurin amerikan ka kush e kap", Rama: Kapuni pas flamurit demokrat se është bërë si çarçaf i shtëpive të qejfit
Kryeministri Edi Rama ka sjellë në vëmendje marrëdhëniet e shkëlqyera që ka me Amerikën PS, sipas tij. Gjatë fjalës së tij në Kuvend ai i bëri thirrje demokratëve që të kapen pas flamurit të PD dhe jo flamurit amerikan. Ai këshilloi që të punojnë për ngritjen e flamurit të opzitës lart.
Rama: Jeni bërë si ambasadë amerikane këtu në Tiranë. Caktoni se kush duhet të ikë, kush duhet të rijë, kush ka vjedhur e kush s'ka vjedhur. Merrni dhe raportin e DASH sikur e keni nxjerrë ju. Është qesharake. Është thjesht qesharake që ju flisni sikur jeni me imunitet diplomatik nga ambasada amerikane dhe vini këtu na bëni leksione. Këto leksione bëjini, gënjeni veten. Unë e kuptoj që diku do kapeni, por kapuni pas flamurit të PD. Flamurin amerikan ka kush e kap, a kapin amerikanët.
Kapni flamurin e PD dhe mundohuni ta ngrini se e keni bërë si çarçafët e shtëpive të qejfit që nuk dihet kush i tund e nuk dihet kush i shkund. Mos hajdeni këtu të tundni flamurin e Amerikës se ka kush e tund. Ne e dimë shumë mirë çfarë bëjmë dhe mos na i qani hallin për marrëdhëniet me Amerikën, Evropën dhe shqiptarët. Janë 3 marrëdhënie të cilat për fat të keq janë ekskluzive tonat. Na keni lënë ju ekskluzivitetin.