VIDEO e momentit shokues kur gruas i bie të fikët e rrëzohet ndërsa treni ishte në lëvizje - Mbijeton mrekullisht
Një video shokuese qarkullon nëpër rrjetet sociale.
Një grua i bie të fikët dhe rrëzohet nga platforma e stacionit të trenit në Buenos Aires,ndërsa treni ishte në lëvizje.
Kamerat e sigurisë kapën momentin e frikshëm. Kamerat e sigurisë tergojnë momentin kur gruaja humb ndjenjat dhe rrëzohet drejt trenit I cili në atë kohë po ecte me shpejtësi.
Të gjithë ata që ishin aty u shokuan pasi menduan më të keqen pasi gruja u zhduk në një hendek mes dy vagonëve.

Disa dëshmitarë madje dhe një burrë me kapele bejsbolli shihet i shokuar nga ajo çfarë i panë sytë.
Por pasi treni ndaloi njerëzit arritën ta nxirrin gruan e cila shpëtoi fatmirësisht e gjallë. Më pas ajo u ndihmua të dërgohej në spital.
Kur gruaja e quajtur Candela pa pamjet tha se kishte rilindur pasi i kishte mbijetuar incidentit horror.
“Pata një rënie të papritur të presionit të gjakut dhe më ra të fikët. U përpoqa t’i kërkoja ndihmë personin që kisha përballë, por nuk mbaj mend asgjë tjetër, madje edhe momentin kur u përplasa me trenin.