E PAZAKONTE/ Burri shkon tek dentisti, thith gjilpërën shpuese, i ngulet në mushkëri VIDEO

Një histori e pazakontë është shënuar në Illinois. Ajo që duhej të ishte një vizitë rutinë dentare përfundoi në një ngjarje që mund të rrezikonte jetën pacientit.

Burri teska ishte ulur në poltronin e dentistit papritmas thithi gjilpërën e aparatit të mbushjes së dhëmbëve.

Gjilpëra metalike u ngulit në mushkëritë e pacientit dhe u desht një procedurë e rrallë mjekësore të kryhej për të arritur që të hiqej gjilpëra nga mushkëritë.

"Si ndodhi kjo?"

 “Epo, nuk e di. Isha te dentisti duke mbushur një dhëmb dhe më pas e di që më thanë se e gëlltita këtë mjet”, tha Tom Jozsi. “Unë as që e ndjeva. Gjithçka që ndjeva ishte një kollë. Kur ata bënë skanimin e kuptuan”

Mjekët besojnë se thithja pak para se të kollitej e dërgoi objektin metalik thellë në rrugët e frymëmarrjes të pacientit”

Mjekët kanë arritur ta heqin gjilpërën përmes një detektori që përdoret veçanërisht për të identifikuar kancerin e mushkërive.