MC Kresha, Lyrical Son, Flor Mumajesi apo Ermal Fejzullahu, kush ka më shumë teka? Ja si përgjigjet Luar Arani

Për Luar Aranin një vajzë e paqtë dhe shumë e thjeshtë në botën e egër të muzikës, me rëndësi të madhe është mbështetja e publikut besnik ndaj këngëve të saj. Fusha e muzikës, patjetër që ka anët e errëta të saj dhe kështu ka ndodhur edhe për Luarin gjatë karrierës së saj.

E ftuar në D-Night nga Tunizia, ajo në një intervistë flash ku pyetjet pasojnë njëra-tjetrën na zbuloi shumë më shumë për vetën e saj si asnjëherë tjetër.

Dajana: Sa romantike është Luar në jetën e saj?

Luar Arani: Nga 1-10 jam 150 jam shumë romantike.

Dajana: Partneri për ty, më mirë shqiptar apo i huaj? Pse?

Luar Arani: Mjafton të jetë njeri i mirë. Shakatë që bëjnë shqiptarët iu mungojnë të huajve.

Dajana: Ka një person të veçantë në zemrën tënde për momentin?

Luar Arani: Mmmm… shoqja ime e ngushtë gjithmonë do të ketë një njeri shumë të veçantë në zemrën time.

Dajana: 3 cilësi që duhet t’i ketë partneri yt?

Luar Arani: Të më bëj për të qeshur, inteligjent dhe të jetë njeri i mirë e të udhëtojë si unë.

Dajana: Ka plane për në altar Luari?

Luar Arani: Po atë nuk e vendos unë …e vendos personi tjetër.

Dajana: Si reagon Luari kur është e nervozuar?

Luar Arani: Shkruaj shumë shpejt në telefon ose e gjej veten duke ecur para mbrapa. Nuk jam tip që bërtas apo ulëras.

Dajana: Një koment për secilin këto emra: Mc Kresha, Flor Mumajesi, Lyrical Son dhe Ermal Fejzullahu dhe një nënpyetje tjetër, kush ka më shumë teka nga këto emra që përmendëm?

Luar Arani: MC Kresha/ Legjendë…Flor Mumajesi/ I talentuar…Lyrical Son/ Fantastik…Ermal Fejzullahu/ Nostalgjik. Unë kam pasur fatin që me mua nuk kanë pasur teka dhe janë shumë njerëz të thjeshtë e modest.

Dajana: Bashkëpunimi i radhës për Luarin do të jetë me?

Luar Arani: Po, por nuk do e them se me kë.

Dajana: E ke ndjerë thikën pas shpine nga miqtë apo kolegët artistë?

Luar Arani: Po më ka ndodhur, por emrin do e evitoj dhe si thotë edhe Ermali e shkuar e harruar.

D-NIGHT një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e Hëna në të Enjte 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: