Luar Arani: Në Eurovision nuk dua vetëm të garoj, ja si e shikoj përfaqësimin e Shqipërisë nga Ronela Hajati
Luar Arani…sapo dëgjoni këtë emër padyshim iu vijnë në mendje këngët e bukura dedikuar dashurisë me zërin e saj engjëllor e shumë të veçantë. Ajo është një nga ato këngëtare ku deri tani nuk ka bërë kompromise me komercialitetin, por i ka qëndruar besnike talentit të saj dhe dëshirës për të bërë këngë që të mos harrohen kurrë.
E ftuar në D-Night nga Tunizia, foli edhe për ëndrrën e Eurovizionit, por ende nuk është gati, pasi kërkon të ketë një përfaqësim dinjitoz dhe jo vetëm në sensin e garës.
Dajana: Luar në Eurovision e ke menduar ndonjëherë?
Luar Arani: Çfarë teme ke prekur…në Eurovision nuk e di. Të paktën rrethi im i ngushtë do të kënaqej sikur të kisha bërë dasmë se unë do dilja në Eurovision. Të them të drejtën gjithë ditën kam dëgjuar të gjitha këngët e Eurovisionit dhe me grupin tim po vinim baste se kush do të fitojë.
E ndjek shumë e kam shumë qejf, por vetëm në momentin që do mendoj se kam një këngë që mund të jetë dinjitoze për të përfaqësuar shtetin tim vetëm atëherë dhe jo në sensin për të garuar, pra vetëm kur të jem 100% e bindur.
Dajana: Të duket dinjitoz përfaqësimi i kësaj here nga Ronela Hajati?
Luar Arani: Ronela është një këngëtare shumë shumë e mirë dhe çfarëdo lloj kënge të më pëlqejë në Eurovision sepse ka shumë këngë të bukura, shteti im është Shqipëria dhe votën time do ia jap Shqipërisë. Jam jo vetëm mbështetëse, por krenare dhe shpresoj për Shqipërinë gjithmonë lart e më lart, nuk ka rëndësi se kush e përfaqëson.
Ronela është shumë e fuqishme dhe i uroj shumë suksese e shpresoj të dalë goxha mirë.
D-NIGHT një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e Hëna në të Enjte 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë:
