Gjyshja e Italisë bën 112 vjeçe: Sekreti i saj? Vakte të lehta dhe një gotë verë
Angela Tiraboschi, “gjyshja e Italisë”që mbush 112 vjeç, sekreti i saj? Ushqime të lehta dhe një gotë verë
E lindur në vitin 1910 në Oltre il Colle, në provincën e Bergamos, Angela Tiraboschi sot mbush 112 vjeçe, dhe është gruaja më e vjetër në Itali të cilën ndryshe e quajnë "gjyshja e Italisë".
"Sekreti i saj, siç thotë edhe ajo vetë, janë ushqimet e lehta të shoqëruara me një gotë verë. Nuk pi duhan dhe s'ka stres. Dhe mbi të gjitha të konsiderosh çdo ditë të jetës një dhuratë.
Gjyshja do të festojë ditëlindjen në shtëpinë e saj në via Coghetti, Bergamo, në shoqërinë e katër fëmijëve të saj, Maria, Roberto, Luciana dhe Pietro, nga 70 deri në 80 vjeç dhe me të afërm të tjerë", shkruan Il Giorno.
“Më kujtohet mirë Lufta e Parë Botërore, por isha e re. Më kujtohen mirë edhe gjithë jeta në Val Serinë, njerëzit, shëtitjet në pyll. Gjithçka që ha, edhe nëse pak, mundohem të ha sa më lehtë.
"Këshilla ime për të rinjtë? Jini gjithmonë të sinqertë", tha gruaja më jetëgjatë në Itali që është ende jashtëzakonisht e kthjellët nga mendja.