"Nuk zgjodha të viktimizohesha", për çfarë e kishte Monika Lubonja

Jeta nuk ka qenë "fushë me lule" për aktoren Monika Lubonja. Ajo ka pasur vështirësi dhe sfida me të cilat i është dashur të përballet. Por pavarësisht kësaj, ajo ja ka dalë.

E ftuar në "Why?Not", në RTV Ora me moderatoren Roza Lati, Lubonja e cila ishte pjesë e formatit BBV ka treguar se pavarësisht të gjitha vështirësive më të cilat është përballuar, zgjodhi mos viktimizohej brenda shtëpisë.

Lubonja: Jeta që unë kam kaluar, pavarësisht se deri në moshën 19-vjeçare pashë botën e ëndrrave, të filmave, të atyre gjërave që një adoleshent i ka krijuar, më vonë provova egërsinë e jetës. Kam kaluar shumë siklete të mëdha, duke nisur që nga arrestimi i babait tim në atë kohë, divorcin tim, gjëra që unë kam parë shumë e shumë më të vështira. Në atë lloj shtëpie unë nuk doja më të sillja as vuajtjet e mia, as hallet e mia, por doja t'i hiqja më vete dhe me gjithë të rinjtë kam pasur një lloj komunikimi dhe kam bërë një lloj përshtatje që them se nganjëherë zor se i shikoja ata me moshat e tyre që përshtateshin.

Jo më unë që kam bërë një përshtatje. Nga ana emocionale kam pasur momentet e mia që realisht kam qenë shumë keq, kam pasur lodhjet e mia të padiskutueshme sepse e kam thënë që gjërat janë komplet ndryshe në krahasim me atë që ju keni parë.