"Tradhtia pjesë e dashurisë", Luar Arani: Ja pse doja t’i prekja njerëzit me këtë temë në këngën time
Luar Arani është nga ato këngëtare që me muzikën e saj godet e bëhet hit që nuk mund të harrohet lehtë.
Me një zë engjëllor, e thjeshtë dhe gjithmonë pranë publikut që i ka besuar, Luari sjell këngë që përqafohen menjëherë nga të gjithë.
Ftesën e D-Night e priti me shumë kënaqësi edhe pse kishte një festë ditëlindje në Tunizi atje ku për momentin po kalon disa pushime.
Dajana: Si lindi ideja për këngën “Ami” Për çfarë flet ajo këngë?
Luar Arani: “Ami” në fakt është një fjalë shqip e përdorur në Kosovë që thotë ma jep, ose mi kthe mbrapsht. Më shumë ka qenë ideja e Mixey të them të drejtën se zakonisht tekstet dhe këngët i shkruaj vetë, por këtë herë teksti u bë nga Endrit Mumajesi dhe unë nuk kisha bërë këngë me tematikë tradhtinë, megjithëse kam pasur në jetën time aktuale tradhti dhe nuk po bëj kështu vetëm në tradhtinë dashurore, por ka qenë edhe në anë të tjera të përjetuara si shoqërore apo familjare dhe doja ta prekja si temë. Dashurinë e kam prekur si temë, edhe pse mendoj se tradhtia është pjesë e dashurisë dhe e shikoj të lidhur me tematikën që kam përdorur në këngët e mia më përpara dhe doja t’i prekja njerëzit që të shikoja se çfarë feedback do kishte.
Dajana: Pse 5 vite mungesë në tregun muzikor?
Luar Arani: Kisha një periudhë që duhej të fokusohesha shumë më shumë tek ana akademike, pra kisha këtë pjesë primare dhe nuk doja ta bëja një gjë shkel e shko. Unë një herë në vit kam nxjerrë diçka, por mendova më mirë të bëj një pauzë sesa thjesht rrallë e për mall dhe spuntoja e fundit ishte remix i “Gjithmonë”
D-NIGHT një program nga Dajana Shabani live në RTV Ora nga e Hëna në të Enjte 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë:
