Si të keni një lëkurë të bukur pas të 50-tave? Na e zbulon ylli i popit, Jennifer Lopez

Jennifer Lopez  edhe pse është 52 vjeçe ajo vazhdon të jetë një ikonë e padiskutueshme bukurie. Si e ka ajo një fytyrë kaq të mrekullueshme? Në rrjetet sociale ajo zbuloi çdo sekret të kujdesit të saj të lëkurës: ja çfarë bën ajo sapo zgjohet.

Jennifer Lopez ylli i popit ka një formë fizike aq mahnitëse saqë e kanë zili edhe të rinjtë. Pavarësisht se është 52 vjeçe, ajo është e tonifikuar, rrezatuese dhe magjepsëse: me pak fjalë, ajo është prova e gjallë që bukuria nuk ka moshë. Si e mban veten kaq mirë ? Ajo na zbuloi disa sekrete të vogla: ja rutina e bukurisë që ajo i nënshtrohet çdo ditë për të pasur një fytyrë të freskët, të shndritshme pa as një rrudhë.

Por cili është sekreti i bukurisë së Jennifer Lopez?

Ajo shpenzon shumë kohë duke u kujdesur për veten, edhe nëse, ndryshe nga shumë yje të kalibrit të saj, ajo nuk e mendon dy herë zbulimin e “marifeteve” të saj.

 Në fakt, së fundmi ajo ka ndarë çdo detaj të kujdesit të saj në rrjetet sociale, duke ilustruar hap pas hapi gjithçka që bën në mëngjes për të pasur një fytyrë rrezatuese. Përdor pastruesin, serumin e natës dhe të ditës, kremin e syve (të cilin e aplikon në zonën T) dhe mbi të gjitha nuk e harron kurrë kremin kundër diellit (e ka përdorur që në moshën 18-vjeçare, për të mbrojtur pamjen nga shenjat e plakjes). Megjithatë, për të ndihmuar në mbajtjen e humorit gjithmonë të lartë, janë mendimet pozitive, me të cilat arrin të ushqejë trupin dhe mendjen.

Në videon e shkurtër të shpërndarë në rrjetet sociale, J. Lopez nuk kishte frikë të shfaqej pa asnjë grim në fytyrë. Sigurisht, kjo nuk është hera e parë që ajo e bën këtë, duke dëshmuar se e do veten edhe në versionin e sapunit dhe ujit, por është gjithmonë e pazakontë të shohësh një yll të kalibrit të saj kaq komod me një pamje 100% natyrale. As një rrudhë, as një mikro shenjë plakjeje në fytyrë, kujdesi i përditshëm i lëkurës së këngëtares duket se funksionon realisht.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)