SHBA, 5-vjeçari gjendet i vdekur në pyll, mamaja e tij akuzohet si autore e vrasjes
Një djalë vetëm 5 vjeç është gjetur i pajetë në një pyll në zonë pyjore në New Hampshire, Masaçusets.
Ndërkohë pas gjetjes së trupit të vogëlushit prokurorët kanë akuzuar mamanë e tij si autore e këtij krimi.
Danielle Dauphinais, 35 vjeç, u padit nga një juri e madhe të premten me dy akuza për vrasje dhe për shkaktim të qëllimshëm të vdekjes të djalit të saj, Elijah Lewis.
Ajo dhe i dashuri i saj, Joseph Stapf, 30 vjeç, u arrestuan në mes të tetorit me akuzat për ngacmim të dëshmitarëve dhe rrezikim të fëmijëve.
Ata dyshohet se u kërkuan njerëzve të tjerë të gënjejnë Shërbimet e Mbrojtjes së Fëmijëve për ta kur punonjësit socialë pyetën për djalin.
Trupi i Elijah u gjet në një zonë pyjore në Masaçusets dy javë pasi u raportua i zhdukur dhe po kërkohej nga autoritetet.
