Kundërshtojnë për marrjen e pronësisë së Twitter-it, Elon Musk kërcënon bordin

Miliarderi Elon Musk duket se e ka bërë qëllimin e tij parësor blerjen e rrjetit social Twitter. Me gjithë pengesat që bordi i platformës ndërmerr biznesmeni është zotuar që t’i shkarkojë ata sapo të vijë në krye të Twitter.

Miliarderi Elon Musk ka gjetur një mënyrë të shpejtë për të ulur disa kosto nëse ai arrin që të blejë rrjetin social Tëitter.

Kjo sipas biznesmenit, arrihet duke ia ndërprerë pagesën anëtarëve të bordit të kompanisë, të cilët janë përpjekur të bllokojnë marrjen në pronësi të Elon Musk, për të shmangur dëmtimin e aksionerëve.

Deklaratën për pushimin apo mospagimin e anëtarëve të bordit, Musk e bëri në një koment në përgjigje të këshilltarit të investimeve Gary Black, i cili theksoi se Tëitter i paguan bordit 250-300 mijë dollarë çdo vit për punën e tyre me kohë të pjesshme.

Elon Musk: "Paga e bordit do të jetë 0 dollarë nëse oferta ime ka sukses, kështu që janë 3 milionë dollarë/vit të kursyera pikërisht aty."

Themeluesi i Tesla-s ka planifikuar të privatizojë Twitterin sapo ta blejë atë, për të cilën ka ofruar 43 miliardë dollarë.

Musk i cili thotë se është një absolutist i fjalës së lirë, dëshiron që ta marrë kryesimin e Twitter pikërisht për këtë qëllim, e cila do të jetë e mjaftueshme për përfitimin e parave.

Bordi i Twitter ka ndërmarrë masa shtesë në mënyrë që të pamundësojë marrjen e rrjetit social nga Musk, i cili është në fakt aksioneri më i madh në platformë pas blerjes së 9,2% të aksioneve në fillim të muajit.