Duke mbledhur diplomatët nëpër Europë, avioni rus bën devijim 15 mijë km

Një aeroplan i dërguar nga Moska për të marrë diplomatët rusë të dëbuar nga Greqia dhe Spanja u detyrua të bënte një devijim prej 15,000 km për shkak të ndalim fluturimi nga BE, sipas faqes së internetit të gjurmimit të fluturimeve Flightrader24.

Në pjesën e parë të udhëtimit avioni mori një rrugë të zgjatur për në Madrid përpara se të fluturonte nëpër një pjesë të Afrikës së Veriut dhe të kthehej në veri drejt Athinës.

Në një deklaratë në faqen e internetit të gjurmimit të fluturimeve thuhej: "Ndërsa Spanja dhe Greqia kanë bërë një përjashtim një herë për hyrjen e avionëve në hapësirën e tyre ajrore, fluturimet duhet të bëhen nëpër vende të tjera që i lejojnë ndalimet për fluturimet ruse".

Në shkurt, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi mbylljen e hapësirës ajrore të BE-së për avionët rusë.

Mbretëria e Bashkuar, Polonia, Bullgaria, Republika Çeke, Spanja, Greqia dhe Rumania ishin ndër vendet e para që mbyllën hapësirën e tyre ajrore për linjat ajrore ruse, të njëjtën gjë bënë dhe vendet baltike, Lituania, Letonia dhe Estonia.

Vendet nordike, Suedia, Finlanda, Danimarka dhe Islanda gjithashtu kanë bërë njoftime të ngjashme.