Rusët bombardojnë qytetin ukrainas Kharkiv, tre të vdekur e 16 të plagosur. Thirrja për banorët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Prill 2022, 16:02
Të paktën tre persona u vranë dhe 16 u plagosën, si pasojë e një shpërthimi me bombë në qytetin ukrainas Kharkiv.
Lajmin e ka bërë me dije gurvenatori Olekh Shinehubov në një postim që ka bërë në rrjetet sociale.
“Rusët po bombardojnë sërish zonat e banuara në Kharkov, Kiev dhe Qarkun Industrial. Ata po përdorin raketahedhës nga një distancë prej 35-40 kilometrash” , tha ai.
Përveç kësaj, ai sqaroi se intensiteti i bombardimeve në Kharkov është rritur.
“Kërkojmë nga banorët e qytetit që të qëndrojnë sa më gjatë në strehimore dhe të mos dalin. Mos krijoni radhë, mos mblidhuni në grupe të mëdha, tani situata është shumë e rrezikshme”. – ka thënë ai.
