Burri i maskuar qëllon me breshëri plumbash drejt makinës, tmerrohet nëna me fëmijët (VIDEO)
Një person i armatosur i maskuar ka hapur zjarr më një rrugë të frekuentuar në mes të ditës.
Në videon e publikuar nga mediat e huaja, shihet se një makinë ecën mbrapsht dhe përplas një makinë që ishte në parkim.
Më pas ajo ka nisur që ecë drejt, e në këtë moment një burrë, me kapuç dhe i maskuar ka dalë në rrugë dhe ka qëlluar me armë zjarri drejt makinës.
Si pasojë e të shtënave nuk ka pasur të lënduar, ndërsa kalimtarët, ku në mesin e tyre kishte dhe fëmijë janë tmerruar. Nëna së bashku me fëmijët është ulur menjëherë në kokë, në mënyrë që mos ta kapte ndonje plumb.
Ngjarja ka ndodhur në Park Lane, në Londrën Veriore, më 8 prill, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia.
Policia tani ka nisur një apel në një përpjekje për të gjetur një të dyshuar rreth orës 19:00 në fillim të këtij muaji.
Deri më tani nuk dihet se përse ka ndodhur ngjarja, por policia u ka bërë apel qytetarëve për ndihmë për gjetjen e autorit.

