Kitara e thyer nga grupi “Oasis”, del në shitje në Paris

Del në shitje në Paris, kitara ikonë që u thye në vitin 2009, duke sjellë ndarjen përfundimtare të vëllezërve të grupit “Oasis”, Liam dhe Noel Gallagher. Ky moment është cilësuar si kult në historinë e rock-ut. Pas riparimit “Gibson-i” i kuq pritet të dalë në ankand në Paris më 17 maj, me një çmim fillestar prej 160,000 dollarë.

Kitara e thyer e cila shkaktoi ndarjen e yjeve të Oasis, Liam dhe Noel Gallagher, del në çekiç në Paris muajin e ardhshëm së bashku me relikeve të tjera të grupit rock.

I riparuar më vonë, shkatërrimi i Gibson-it të kuq në festivalin “Rock en Seine” të kryeqytetit francez në vitin 2009 ishte "një moment kulti" në historinë e muzikës, tha Jonathan Berg, një ekspert kitarësh dhe bashkëthemelues i galerisë “Artpeges” që mban ankandin.

Me një çmim fillestar prej 160,000 dollarë, ekspertët thonë se ofertat për kitarën mund të arrijnë 540,000 dollarë më 17 maj.

Grupi kishte planifikuar të luanin në Rock en Seine në fund të një turneu global njëvjeçar - por "gjërat kishin filluar për një kohë mes dy vëllezërve," -tha Berg.

"Gjithçka shpërtheu në prapaskenë, një nga kitarat e Noelit u thye dhe kjo çoi në ndarjen e grupit", ndërsa publiku i etur priste që çifti të shfaqej në skenë.

Ndarja dramatike shkaktoi shumë vite debate publike mes vëllezërve nëpërmjet shtypit dhe mediave sociale. Noel kërkoi një prodhues kitarësh për të riparuar instrumentin e tij të thyer. Por muzikanti "e hoqi qafe në fund, sepse i kujton shumë Oasis", -tha Berg.

Gjithashtu në ankand, pritet të ketë oferta shumë më të ulëta edhe për disa veshje të Martin Gore i grupit “Depeche Mode”, të viteve 1980