Kryeministri spanjoll do të takohet me Zelenskyn në Kiev këtë javë

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez  do të udhëtojë në Kiev në ditët e ardhshme për tu takuar me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, tha një zyrtar i lartë i qeverisë spanjolle për CNN të martën.

Zyrtari tha se nuk do të jepnin më shumë informacion "për arsye sigurie."

Spanja njoftoi të hënën se do të rihapte ambasadën e saj në Kiev "në ditët në vijim."

Ambasada u mbyll dhe personeli u evakuua  në Varshavë dh Poloninë fqinje, menjëherë pas pushtimit rus të Ukrainës në 24 shkurt.

Rihapja do të jetë "një shenjë e re e përkushtimit të qeverisë dhe shoqërisë spanjolle ndaj popullit ukrainas", tha Sanchez për TV spanjoll Antena 3 të hënën, shkruan CNN.