Ish-menaxheri i Gazprombank dhe familja e tij vriten me armë zjarri, falimentoi apo krim pasioni?
Ish-zëvendëspresidenti i Gazprombank të Rusisë, Vladislav Avayev, 51 vjeç, u gjet i vdekur në banesën e tij. Hetuesit gjetën gjithashtu të vdekur gruan e tij 47 vjeç dhe vajzën 13 vjeçe.
Cfare ndodhi? Shoferi i multimilionerit thirri vajzën e tij të rritur Anastasia Avayev 26 vjeçe pasi askush nuk e hapi apartamentin luksoz të familjes në Moskë.
Më pas 26-vjeçararja gjeti trupat e Vladislav, gruas së tij Yelena dhe motrës vetëm trembëdhjetëvjeçare Maria rreth mesditës.

“Dëgjova tre të shtëna dhe britma. Një grua bërtiti, më pas edhe dy të shtëna. Fillimisht mendova se ishin fishekzjarre”, tha fqinja Kristina për Daily Mail.
Policia beson se ish-menaxheri i Gazprombank fillimisht ka qëlluar me pistoletë familjen e tij dhe më pas ka qëlluar veten.
51-vjeçari vetëm pak kohë më parë ishte larguar nga banka e diskutueshme. Është e paqartë nëse ai vazhdoi të ruante marrëdhëniet atje.
13 armë janë zbuluar në banesën e katit të 14-të të një pallati shumëkatësh.
Sipas vajzës Anastasia, dera duhet të ishte e mbyllur nga brenda.
Babai i saj thuhet se e kishte ende pistoletën në dorë kur u gjet në tokë i pajetë.
Ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e krimit, ende nuk dihen motivet e krimit.
Sipas Daily Mail, kishte indikacione se Yelena ishte shtatzënë nga shoferi i burrit të saj të pasur.
Aty thuhet gjithashtu se Yelena mund të kishte pasur një lidhje që ishte ekspozuar.
Apo babai u bë vrasës sepse kompania e tij vuajti nga sanksionet kundër Rusisë?
Një fqinj: "Ndoshta ka pasur borxhe dhe ka vendosur të qëllojë veten".
Gazprombank është një kanal kryesor pagese për naftën dhe gazin rus. Banka ka bërë biznes me bashkëpunëtorët e ngushtë të Putinit në të kaluarën.
Ajo ishte e përfshirë në disa skandale të pastrimit të parave në Evropë. Për shkak se banka nuk ishte e përjashtuar nga rrjeti i pagesave Sëift, ajo konsiderohet kanali kryesor për vendet perëndimore për të paguar energjinë nga Rusia.

