Bllokoi rrugët duke i vënë flakën automjeteve, banda e armatosur tenton të grabisë firmën e sigurisë

Një bandë e armatosur përhapi frikë në qytetin jugor brazilian të Guarapuava të hënën e 18 prillit, teksa tentoi të grabiste një firmë sigurie.

Banorët raportuan se dëgjuan të shtëna armësh. Dy policë kanë mbetur të plagosur.

Grabitjet e bankave në shkallë të gjerë nga bandat e armatosura në Brazil janë bërë më të shpeshta dhe më të dhunshme vitet e fundit.

Në tentativën e fundit për grabitje objektivi duket se ka qenë një firmë sigurie e cila ruan dhe transporton sende me vlerë dhe para.

Firma nuk ka dhënë asnjë deklaratë dhe nuk është e qartë nëse grabitësit kanë arritur të marrin para.

Ashtu si në grabitjet e tjera të ngjashme, banda bllokoi rrugët hyrëse që të çonin në qytet duke djegur automjetet. Banda sulmoi edhe stacionin e policisë lokale dhe në regjistrimet e bëra nga banorët dëgjohen të shtëna me armë zjarri.

Mediet lokale thanë se personat e armatosur mbërritën me të paktën shtatë automjete, dy prej të cilave i braktisën ndërsa po largoheshin.

Ata postuan gjithashtu video të kamionëve që banda i kishte vënë flakën.

Bllokoi rrugët duke i vënë flakën automjeteve, banda e

Policia nuk ka raportuar për asnjë arrestim. Në mediet sociale, shumë banorë e krahasuan incidentin me një sulm nga një bandë e armatosur në qytetin e Criciúma në dhjetor 2020 .

Në të dyja rastet, grabitjet dukej se ishin të planifikuara mirë dhe përfshinin një numër të madh burrash të armatosur, të cilët bllokuan rrugët hyrëse për të parandaluar mbërritjen e përforcimeve, rrethuan komisariatin dhe terrorizuan vendasit.

Ata mendohet të jenë pjesë e një fenomeni që brazilianët e quajnë "Cangaço i Ri" një term i përdorur për të përshkruar banditizmin që pllakosi në pjesë të ndryshme të Brazilit në vitet 1920 dhe 1930.