"Duhet të më bësh narkotrafikantin më të fuqishëm", ambicia e Elvis Demçes për të sunduar tregun e kokainës

Shqiptari Elvis, Demçe, 36 vjeç, prej shumë vitesh banues në Romë, u arrestua më 18 janar 2022 nga Antimafia Italiane. Ai akuzohet si kapo i një organizate kriminale mafioze, narkotrafikante me veprim në kryeqytetin italian e zonat përreth.

Hetimet ndaj tij janë gërshetuar me hetimet për vrasjen e kapos së tifozerisë laziale Fabrizio Pischitelli, dhe kanë zbardhur ambiciet e 36 vjeçarit shqiptar për të kontrolluar tregun e drogës në Romë e për t'u bërë siç thotë ai "Narkotrafikanti më i fuqishëm i epokës moderne".

Mediet italiane kanë zbardhur përgjime nga dosja hetimore ku Elvis Demçe gjatë bisedave me besnikët e  tij Nikolin Shekrepi e Franncesco Bastianelli projekton se si duhet të jetë e ardhmja e tyre.

"Duhet të bëjmë jetën e narkotrafikantëve të rezervuar, të këqij sa është e nevojshme, të mbajmë sytë hapur e të takohemi vetëm kur të jetë e nevojshme për aktivitetin tonë. Drekat e darkat jashtë Rome. Në Romë duhet të jemi një fantazmë, dhe gjatë verës vetëm luks e jashtë (Italisë). Kjo do të thotë të jesh profesionist", thotë ai në bisedat me anëtarët e bandës.

Në përgjimet e autoriteteve italiane, zbardhet se Demçe ka projektuar mbërritjen nga Maroku përmes autobusëve të linjës, të 1000 kg hashash i blerë në Spanjë, e po ashtu përmes një shqiptari tjetër përpiqet të vendos lidhje me kartelin kolumbian të Golfit.

Në bisedën e përgjuar Elvis Demçe i kërkon mikut të tij "duhet të më bësh narkotrafikantin më të fuqishëm të erës moderne. Unë kam lindur për këtë jetë, nuk është çështje lekësh , por kjo është natyra ime vëlla,  thotë ai.

Elvis Demçe që i ka vënë vetes pseudonimin Spartaku, konfirmon se është vënën hetim pas vrasjes së Diabolik, kapo ultrasve të tifozerisë së Lzios, FabrizIo Pischitelli që ai e quan "Diablo ynë".

"Jam rritur në hijen e tij, thotë ai, dhe krenohet duke u shprehur se "jo më kot sot është ai që kontrollon zonën Ponte Milvio, që më parë ishte në duart e Diabolik.

Hetimet ndaj shqiptarit Elvis Demçe nisën në prill të vitit 2020 e zbardhën profilin e lartë kriminal të shqiptarit, karakterizuar me ambicien për të pasur disponueshmëri të menjëhershme e në sasi të mëdha droge, si dhe për të siguruar paratë e nevojshme për të konsoliduar aktivitetin e grupit vetëm  pak muaj pas vrasjes në gusht të 2019 të Diabolik.