Rusia i frikësohet rritjes së aktivitetit të NATO-s në Arktik
Kremlini është i shqetësuar për rritjen e aktivitetit të forcave të NATO-s në Arktik, raporton agjencia ruse e lajmeve TASS, duke cituar ambasadorin rus Nikolai Korchunov.
"Rritja e kohëve të fundit në aktivitetin e NATO-s në Arktik është një shkak për shqetësim. Një tjetër stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë e aleancës u mbajt së fundi në Norvegjinë veriore. Sipas mendimit tonë, kjo nuk kontribuon në sigurinë e rajonit," tha Korchunov. .
Ai vazhdoi duke thënë se një aktivitet i tillë rrit rrezikun e “incidenteve të paqëllimshme”, të cilat, përveç rreziqeve të sigurisë, mund të shkaktojnë edhe dëme serioze në ekosistemin e Arktikut.
Korchunov nuk specifikoi se çfarë lloj incidenti mund t’i referohej, por komentet e tij vijnë disa javë pasi Finlanda dhe Suedia kryen stërvitje të kombinuara ushtarake të NATO-s, raporton Reuters.
Një nga aleatët më të ngushtë të presidentit rus Vladimir Putin paralajmëroi NATO-n të enjten se nëse Suedia dhe Finlanda i bashkohen NATO-s, atëherë Rusia do të vendoste armë bërthamore dhe raketa hipersonike.
