Premier League, West Ham me mendjen te Europa, Newcastle shpëton sezonin (Video)

Një barazim dhe një fitore e vonë pa shumë vlerë pasditën e së dielës në Premier League. West Ham United shënoi me anë të Soucek ndaj Burnley që vazhdon të notojë në “ujëra të turbullta” pasi nuk arriti të fitonte në Londër ku në pjesën më të madhe të ndeshjes ishte në avantazhin e një goli.

25 pikë në klasifikim dhe zona e rrëzimit në Championship edhe më konkrete për Burnley ndërsa londinezët që këtë sezon janë kualifikuar deri në gjysmëfinalen e Europa League, mbeten në vendin e 7 me 52 pikë, pas Arsenalit që momentalisht mban vendin e fundit të zonës europiane.

Në përballjen tjetër mes Newcastle dhe Licester City, “qymirxhinjtë” triumfuan 2-1 në kohën shtesë me gol të Guimaraes për të konsoliduar pozitat në mesin e klasifikimit të Premier League dhe duke iu larguar përfundimisht zonës së rrezikshme. Gjashtë javët e mbetura do të jenë thjesht formalitet për të dyja skuadrat që sezonin e tyre duket se e kanë kompletuar tashmë.