Përkujtohet 571-vjetori i martesës së Skënderbeut me Donikën

Ky vit shënoi 571 vjetorin e martesës së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu. Kjo ditë u përkujtua në Lezhë nga aktivistë dhe studiues të historisë së vendit tonë.

Ata sollën në kujtesë ceremoninë e martesës së Gjergj Kastriotit me Donikën, sipas traditave zakonore të fesë kristiane.

Sipas dokumenteve historike Gjergj Kastrioti u martua në vigjilje të festës së Pashkës katolike, në Kishën e "Shën Marisë" në Vaun e Dejës, duke kryer ritin martesor të katolikëve, celebrimin në Kishë.

Ambientalisti Sazan Guri tërhoqi vëmendjen për mungesën e e studimeve shteruese historike në shumë drejtime.

"Akademia shqiptare ka vetëm 5 rreshta për martesën e Skënderbeut me Donikën. Jashtëzakonisht pak, duhet të kërkojnë se ja ku është Vatikani, ja ku është Roma."

Ky event përkujtimor u organizua nga akademia "Rrënjët tona" me mbështetjen e bashkisë Lezhë.

  •    
     
  •    
    Përkujtohet 571-vjetori i martesës së Skënderbeut me
     
  •    
    Përkujtohet 571-vjetori i martesës së Skënderbeut me
     
  •    
    Përkujtohet 571-vjetori i martesës së Skënderbeut me