Përkujtohet eksodi i madh, 23 vjet më parë 500 mijë shqiptarë të Kosovës lanë shtëpitë e tyre

16 prilli i vitit 1999 do të shënonte nisjen enjërit prej eksodeve më të mëdha në historinë e Ballkanit.

Më shumë se 500 mijë shqiptarë të Kosovës u detyruan nga forcat serbe të lënë shtëpitë e tyre.

Destinacioni ishte Atdheu i tyre, Shqipëria.

23 vite më pas, shoqata "Eksodi '99" përkujtoi këtë ditë duke kaluar në këmbë kufirin në Morinë të Kukësit, por tashmë të lirë e të pavarur.

Shqiptarët e Kosovës të ardhur në Kukës për këtë ditë kanë kujtuar 16 prillin e vitit 1999.

"Shqiptarët janë të mirëseardhur ne te në Kosovë çdo herë."

Drejtuesit e "Eksodi '99" thanë se kufiri mes dy vendeve nuk duhet të ekzistojë më.

"Çdo qytetar i Kosovës dhe veçanërisht ata që kanë bërë rrugëtim sot drejt kufirit Kosovë-Shqipëri që fatmirësisht ka marrë rrugën e shkrirjes komplet dhe një ditë nuk do ekzistojë fare."

Pjesa më e madhe e shqiptarëve të Kosovës u vendosën në kampet e instaluara në Kukës, ndërsa mijëra të tjerë u shpërndanë në zona të tjera të Shqipërisë, nga veriu në jug dhe në Maqedoninë e Veriut.

  •    
    Përkujtohet eksodi i madh, 23 vjet më parë 500 mijë
     
  •    
    Përkujtohet eksodi i madh, 23 vjet më parë 500 mijë
     
  •    
    Përkujtohet eksodi i madh, 23 vjet më parë 500 mijë
     
  •    
    Përkujtohet eksodi i madh, 23 vjet më parë 500 mijë
     
  •