Zyrtarët amerikanë: "Moskva", krenaria e flotës detare ruse u godit nga 2 raketa ukrainase

Zyrtarët amerikanë, duke folur në mënyrë anonime, thonë se besojnë që kryqëzori rus "Moskva" u godit nga dy raketa ukrainase Neptun dhe pati viktima pasi anija u mbyt.

Rusia thotë se "Moskva", krenaria e flotës ruse në Detin e Zi u mbyt pas një zjarri në bord.

Luftanija me 510 persona ekuipazh ishte një simbol i fuqisë ushtarake të Rusisë, duke udhëhequr sulmin e saj detar në Ukrainë.

Anton Gerashchenko, një këshilltar i ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës, tha se kapiteni i anijes, Anton Kuprin ishte gjithashtu mes viktimave.