"Vdeksh!" Identifikohen autorët e mesazheve kërcënuese ndaj Ministrit të Jashtëm Italian
Autoritetet italiane kanë identifikuar autorët e mesazheve kërcënuese ndaj ministrit të Jashtëm të Qeverisë Draghi, Lugi Di Maio.
Në mëngjesin e sotëm Shërbimi i Policisë Postale nën koordinimin e Prokurorisë së Romës, e me bashkëpunimin e reparteve policore të Milano-s, Venezia-s, Trieste-s së bashku me grupin e forcave speciale të Milanos, Vincenza-s e Udine-s, kanë kryer kontrolle të deleguara në ngarkim të tre personave të identifikuar si si autor të publikimit të mesazheve kërcënuese ndaj Ministrit Di Maio.
Kërcënimet kanë ardhur në rrjetin social Twitter, pas deklaratave të kreut të Diplomacisë Italiane, ndaj luftës në Ukrainës.
Hetimet investigative të autoriteteve policore italiane kanë zbadhur se këta tre persona janë autorë të mesazheve të tilla si "Vdeksh keq e nga duart e popullit", "Të armatosemi e të vendosim kë duam të qëllojmë" etj.
Edhe në kanalin Telegram e platformën sociale VK, Policia Postale ka identifikuar mesazhe të këtyre individëve brenda një fushate pro ruse me përmbajtje të tilla si; "Një snajper që të qëlloj këta katër shkatërrues të Italisë a mund të na e dërgoni?"
Kontrollet janë kryer në Milano, Vicenza e Udine e kanë mundësuar të identifikohet telefonat nga janë nisur këto mesazhe nën profile anonime.
Procedimi penal është në fazën paraprake të hetimeve e për rrejdhojë personat nën hetim janë ende të pafajshëm në pritje të vlerësimit përfundimtar gjyqësor.