Video/ Një burrë kap macen nga gëzofi dhe e hedh me dhunë 10 metra përtej rrugës

Një video tronditëse tregon një person i cili kap një mace dhe e hedh 10 metra përtej rrugës.

CCTV kapi momentin kur macja Lily, 9 vjeç u hodh nga një burrë në Litherland, Merseyside , më 12 prill.

Pamjet tregojnë burrin duke ecur në rrugë me kokën ulur përpara se të ndalojë në vendin ku macja qëndronte e ulur.

Ai e kap macen fort nga gëzofi i saj dhe më pas e hedh me dhunë në ajër.

Lilu përplaset në rrugë para se të kërcejë sërish në këmbë dhe të largohet me vrap.

Pronarët e Lily-t që atëherë kanë vendosur ta mbajnë atë në shtëpi gjatë gjithë kohës dhe ia kanë dërguar pamjet policisë së Merseyside, sipas MailOnline.