Ukrainë: Gjenden 900 trupa civilësh në rajonin e Kievit
Më shumë se 900 trupa civilësh janë gjetur në rajonin përreth kryeqytetit ukrainas, pas tërheqjes së forcave ruse, tha policia e Kievit.
Andriy Nebitov, kreu i forcave të policisë rajonale të Kievit, tha se trupat ishin të lënë në rrugë ose të varrosur përkohësisht.
"Me keqardhje, mund të them se kemi gjetur trupat e 900 civilëve të vdekur dhe ia kemi transferuar ekspertëve mjeko-ligjorë," tha në një konferencë shefi i policisë së rajonit të Kievit, Andriy Nebytov.
Nebytov tha se më shumë se 350 prej trupa u morën nga Bucha.
Ukaina akuzon Rusinë për për krime lufte, gjë e cila është mohuar nga të nga Moska.
Rusia filloi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Deri më sot, sipas Kombeve të Bashkuara, në Ukrainë ka pasur 4.577 viktima civile, 1964 të vdekur dhe 2613 të plagosur.
