Ukrainë: Raportohet për shpërthime në kryeqytetin e Kievit

Në kryeqytetin e Kiev-it, këtë të shtunë janë raportuar disa shpërthime nga bombardimet ruse, raportet e mediave lokale raportojnë për shpërthime dhe  në Lviv.

 

Edhe Kievi është vënë në shenjestër, tha kryetari i bashkisë së qytetit, Vitali Klitschko, pak minuta më parë në kanalin e tij zyrtar Telegram.

“Shpërthimet ndodhën në lagjen Darnytskyi në periferi të qytetit. Ekipet e shpëtimit dhe mjekët po punojnë aktualisht në vendngjarje. Të dhënat për viktimat janë duke u zbardhur. Edhe një herë ju bëj thirrje të gjithëve: ju lutemi mos i injoroni alarmet e ajrit. Dhe ata që u larguan më herët, tashmë do të kthehen në kryeqytet, ju kërkoj që të përmbaheni nga kjo dhe të qëndroni në vende më të sigurta.”

Sirenat e sulmit ajror po bien gjithashtu në qytete dhe rajone të ndryshme, duke përfshirë Kharkiv, Zaporizhia, Donetsk, Kryvyi Rih dhe Kryvyi Rih, Dnipropetrovsk.