Fundoset anija me 750 tonelatë karburant
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Prill 2022, 14:03

Një cisternë nafte që transportonte 750 tonelatë karburant dhe e cila ishte bllokuar në brigjet e Tunizisë për shkak të kushteve detare u fundos.
Ekuipazhi tashmë ishte evakuuar, por ajo që tani dyshohet është një fatkeqësi mjedisore.
Megjithatë autoritetet lokale shpjegojnë se për momentin "nuk do të ketë derdhje karburanti". Fotot janë publikuar në rrjete sociale.
????Environmental Disaster: shipwreck #Xelo, 16 april in the Gulf of Gabes, Tunisia ,Mediterranean ???? transporting 750 Tonnes of Diesel Fuel ???? #pollution #shipwreck #crisis pic.twitter.com/LgaDkwFXz8
— Dr. Oula Amrouni د.عُلا العمروني (@OulaAmrouni) April 16, 2022
