Akuzohet për raportim të rremë, arrestohet në Siberi gazetari rus

Një gjykatë ruse ka urdhëruar arrestimin e një gazetari në një rajon të Siberisë, i cili në  një lajm të publikuar tha se 11 oficerë të policisë ruse,  kishin refuzuar të merrnin pjesë në një operacion ushtarak rus në Ukrainë.

Gazetari, i cili është kryeredaktor i një faqe interneti në rajonin Khasia të Siberisë, akuzohet për përhapjen e " informacioneve të rreme të qëllimshme ".

Nëse shpallet fajtor, gazetari rrezikon deri në 10 vjet burg. 

Artikulli i Afanashev u përhap gjerësisht në rrjetet sociale. Afanashev, 45 vjeç,  i njohur për mbulimin e çështjeve të ndjeshme në Khakassia,  është përballur me vite të tëra me padi për shpifje për qasjen e tij të pavarur ndaj çështjeve që mbulonte.

Sipas ligjeve të miratuara së fundmi, publikimi i informacionit për konfliktin në Ukrainë që konsiderohet i rremë nga autoritetet dënohet me gjoba të rënda deri në 15 vjet burg .